back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleVushtrriPolicia Rajonale e Mitrovicës arreston një të dyshuar për veprën 'grabitje në...

Policia Rajonale e Mitrovicës arreston një të dyshuar për veprën ‘grabitje në tentativë’

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring. Ai ka publikuar...

Me datën 29.02.2020, rreth orës 23:00, Policia në Vushtrri është njoftuar nga viktima mashkull se në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri dy persona kanë tentuar ta grabitin viktimën.

Sipas deklaratës së viktimës bëhet e ditur se dy (2) persona të maskuar dhe të armatosur e kanë goditur viktimën, të cilit duke tentuar t’ia grabisin një zinxhir ari nga qafa, i kanë shkaktuar lëndime dhe të njëjtit më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Veprimet e para hetimore ishin orientuar në bazë të përshkrimit të të dyshuarve nga ana e viktimës, ku më pas është identifikuar dhe është arrestuar njëri nga të dyshuarit e përfshirë në rast, ndërsa në cilësi të provës materiale është sekuestruar një motoçikletë e cila dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit.

Pas intervistimit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor, ku hetimet janë duke vazhduar për identifikimin dhe arrestimin e personit tjetër të dyshuar.

Të Fundit

Sport

ShowBiz