BallinaLajmeKryeministri Kurti i fton në takim Veselin e Haradinajn, pret përgjigje deri...

Kryeministri Kurti i fton në takim Veselin e Haradinajn, pret përgjigje deri të martën

Të ngjajshme

Shqipëria i bashkohet ekselencës së NATO-s për mbrojtjen kibernetike

Shqipëria është tashmë zyrtarisht pjesë e NATO Cooperative Cyber...

Sunny Hill 2026: Konfirmohen emrat e rinj; Seth Troxler, Carlita dhe Manifest në Prishtinë

Sunny Hill Festival është gati të transformojë sërish kryeqytetin...

Kurti pret në takim Marta Kos

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në takim kryetarët e dy partive më të mëdha opozitare, Kadri Veselin e Ramush Haradinajn.

Në letrën të cilën Kurti ia ka dërguar Veselit të premten, thuhet se takimi ka qëllim bashkëbisedimin për disa tema për vendin.

“Më lejoni që t’ju ftoj në takim për të bashkëbiseduar mbi programin tonë qeverisës dhe sfidat që i kemi në shtetndërtimin demokratik, zhvillimin socio-ekonomik dhe politikën e jashtme në Republikën e Kosovës”, thuhet në letrën që Kurti ia ka dërguar Kadri Veselit.

Për takimin e mundshëm, Kurti ia ka caktuar edhe orarin për katër ditë, derisa ftesa e tij është refuzuar nga Veseli deri tash.

“Sot, e premte, pas orës 18:00; Të dielen, kurdo; Të hënën, ora 10:00; Të martën, ora 09:00 ose 12:00”, thuhet në opsionet e Kurtit për takimin me Veselin.

Kurti i ka dërguar ftesë të ngjashme edhe ish-kryeministrit, kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz