back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeBizneset në Skenderaj ankohen për pushimin e së dielës

Bizneset në Skenderaj ankohen për pushimin e së dielës

Të ngjajshme

Ambasada e Kosovës në Turqi: Deri tani asnjë shtetas kosovar i prekur nga tërmeti

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 shkallë të...

Atentat me tritol në Shkodër, hidhet në erë një makinë e parkuar

Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar në qytetin...

Festë e veçantë për familjen e Taulant Xhakës

Futbollisti i njohur Taulant Xhaka ka ndarë një urim...

Ja kur mbahet ankandi i radhës i letrave me vlerë në shumën 20 milionë euro

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më...

Bizneset në Skenderaj ankohen për pushimin e së dielës

Në disa komuna të Kosovës ka disa javë që ka filluar të zbatohet rregulli që të dielave bizneset mos të punojnë.

Por disa nga këta të fundit po ankohen për këtë gjë, madje thonë se kjo i shtyn që të reduktojnë edhe numrin e punëtorëve.

Paria e Skenderaj e ka caktuar pushim ditën e fundit të javës për bizneset afariste.

Me të nuk po pajtohen disa nga qytetarët.

“Nuk është mirë se vjen dikush mysafir dhe kërkon diçka”, tha një qytetar për Klan Kosovën.

Por ka edhe prej atyre që rregullin e ri e shohin të arsyeshëm për shkak të punëtorëve.

Pronarët e qendrave tregtare nuk pranuan të flisnin para kamerave por janë të ndarë sa i përket vendimit.

Disa thonë se shkaku i kësaj do të duhej të reduktojnë numrin e punëtorëve. Kjo po kundërshtohet nga komuna e cila nëpërmjet një përgjigjje me shkrim thanë se kjo nuk ndikon në bizneset që i respektojnë të drejtat e punëtorëve.

Para Skenderajt njëjtë kanë vepruar edhe Vushtrria dhe Mitrovica. Disa nga banorët e kësaj të fundit mëgjithatë po e gjejnë një zgjidhje.

Banorët e jugut të Mitrovicës të dielave po i shfrytëzojnë dyqanet që janë të hapura në lagjet veriore për t’u shërbyer me produktet që u duhen.

Kjo dukuri vërehet më shumë në lagjen e ‘Boshnjakëve’ dhe në ‘Suhodoll’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz