BallinaLajmeAmerikanët paralajmërojnë sanksione për Serbinë

Amerikanët paralajmërojnë sanksione për Serbinë

Të ngjajshme

Probiotikët kundër infeksioneve intime

Probiotikët mund të luajnë një rol të rëndësishëm në...

Mehmeti rikthehet te Shqipëria, historia përsëritet ndaj Polonisë

Pas një mungese prej tre vitesh, Anis Mehmeti rikthehet...

Ezofag i krijuar në laborator jep shpresë për fëmijët

Shkencëtarët britanikë kanë arritur një përparim të madh duke...

Tension midis Trump dhe Netanyahu, kjo është arsyeja

Mosmarrëveshjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit lidhur me...

‘Po flasin tjerët…’ Benita me thumb të fortë ndaj Klodit

Ish-finalisti i “Big Brother VIP Kosova 4”, Klodi, ka...

Departamenti i Shtetit Amerikan ka bërë thirrje sot të gjithë aleatëve dhe partnerëve të heqin dorë nga transaksionet me Rusinë që do të mund të sillnin deri tek vendosja e sanksioneve sipas aktit ligjor amerikan CAATSA. Kjo nuk është hera e parë që departamenti i shtetit amerikan ka paralajmëruar se këto masa janë të mundshme për Serbinë, transmeton Gazeta Metro.

Sistemi i mbrojtjes kundërajrore Pantsir S që u ble nga Rusia dhe me të cilin u krenuan aq shumë në Serbi tani mund që të ju sjellë telashe pasi ligji amerikan i mundëson atyre që të caktojnë sanksionet Serbisë nëse blejnë armatim nga Rusia.

Kështu ju ka përgjigjur Departamenti i Shtetit pyetjeve të Zërit të Amerikës kur është pyetur për dërgesën e parë të sistemit kundërajror rus.

“Në bisedë me zyrtarë të lartë qeveritar në shumë raste kemi shprehur brengën rreth blerjes së pajisjeve ushtarake ruse nga Serbia, përfshirë edhe blerjen e sistemit Pantsir” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Një amerikan ishte që trazoi opinionin publik serb dhe autoritetet serbe me njoftimin e vizitës së tij, Thomas Zarzecki, udhëheqësi i task forcës 231 që mbikëqyrë shtetet që shkelin sanksionet e vendosura ndaj Rusisë në Departamentin e Shtetit Amerikan. Ai kishte vizituar vitin e kaluar Serbinë dhe kishte takuar zyrtarë të Serbisë rreth kësaj çështje. Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Dacic, ishte qartë dhe e pa të nevojshme të dalë e sqaron vizitën e zyrtarit të Departamentit të Shtetit Amerikan, Thomas Zarzecki, atëkohë.

Thomas Zarzecki udhëheqë ‘task forcën 231’ të Departamentin e Shtetit Amerikan, që mbikëqyr implementimin e seksionit 231 të aktit ligjor të 2017’së ‘CAATSA’, me detyrë të dënimit të shteteve që bashkëpunojnë në rrafshin ushtarak me Federatën Ruse. Ky zyrtar i lartë amerikan viziton Beogradin në shtator të vitit të kaluar.

Pakënaqësi me këtë zhvillim kishte shprehur edhe BE’ja kur e kishte këshilluar Serbinë që të bashkërendisë prioritetet e veta shtetërore dhe të sillet sipas obligimeve që ka ndërmarrë kishte deklaruar Peter Stano, zëdhënësi i Përfaqësuesit të Lartë të Komisionit Europian, Josep Borrell./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz