BallinaLajmeKush është ushtari i parë që refuzoi Gjykatën Speciale

Kush është ushtari i parë që refuzoi Gjykatën Speciale

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Gjest për t’u duartrokitur, Gjilani dhe Drita bashkohen për të nderuar Elife Sherifin

Në këto momente po luhet derbi i Anamoravës. Derbi Gjilani-Drita,...

ZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e ri

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga...

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Remzi Shala i njohur me nofkën “Molla e Kuqe” vazhdon të jetë në arrati pas ftesës që i kishte ardhur nga Prokurori i Specializuar i Gjykatës Speciale në dhjetor të vitit 2018.

Ai është i ftuari i parë i cili kishte refuzuar ftesën nga Gjykata Speciale.

Remzi Shala në dhjetor të vitit 2018 ishte ftuar nga Prokurori Special që të paraqitej më 17 janar 2019 në Hagë.

Mirëpo, prej momentit kur Shala e ka marrë ftesën nga Gjykata Speciale, ai është arratisur nga Kosova dhe askush nuk tregon asgjë për vendndodhjen e tij.

Për vendndodhjen e tij nuk kanë informacion as të afërmit dhe as pala mbrojtëse e ish-eprorit të UÇK-së.

Shala kishte pranuar edhe ftesën e dytë në muajin prill të vitit 2019, por që as kësaj ftese nuk i është përgjigjur.

Ndërkaq sot, i ftuari i radhës në cilësinë e të akuzuarit nga Gjykata Speciale, Faik Zogaj, ka vendosur të mos i përgjigjet ftesës së Tribunalit Special.

Ish-ushtari i UÇK-së ka shkruar në Facebook se ftesës në cilësinë e të akuzuarit nuk do t’i përgjigjet.

“Të nderuar familjarë, miq dhe shokë, dua t’ju informoj se kam pranuar ftesë në cilësinë e të akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës nuk do t’i përgjigjem me datë 21.03.2020”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Ligji për Gjykatën Speciale parasheh edhe ndëshkim për të gjithë ata që nuk i përgjigjen ftesës së kësaj gjykate.

Neni 42 i Ligjit Special tregon qartë për çështjen e thirrjeve të dëshmitarëve dhe pasojat e dështimit të paraqitjes kur thirret.

Në nenin 42 të Ligjit Dhomat e Specializuara dhe Ligjin për Prokurorinë e Specializuar, ndër të tjera thuhet se të gjithë ata që nuk i binden thirrjes mund të përballen me gjoba të ndryshme.

Kjo më së miri specifikohet në pikën 7, 8 dhe 9 të këtij neni.

Pika 7: “Nëse dëshmitari që është thirrur në mënyrë të rregullt nuk paraqitet ose nuk e arsyeton mosparaqitjen e tij ose në qoftë se ai largohet nga vendi ku ai duhet të merrej në pyetje pa leje apo ndonjë arsye të vlefshme, ai dëshmitar mund të detyrohet të paraqitet dhe mund të gjobitet deri në dyqind e pesëdhjetë (250) euro për secilën herë që ai ose ajo nuk paraqitet”.

Pika 8: “Nëse dëshmitari paraqitet pasi të jetë thirrur por pasi paralajmërohet për pasojat refuzon të dëshmojë pa arsyetim ligjor, ai mund të gjobitet deri në dyqind e pesëdhjetë (250) euro. Nëse dëshmitari refuzon të dëshmojë edhe pasi të jetë gjobitur, ai mund të burgoset. Burgimi zgjat për aq kohë sa dëshmitari refuzon të dëshmojë apo derisa dëshmimi i tij bëhet i panevojshëm, ose derisa procedura penale të përfundojë, por nuk e tejkalon periudhën prej një (1) muaji”.

Pika 9: “Ankesa kundër aktvendimit me të cilin shqiptohet dënimi me gjobë ose me burgim sipas këtij neni vendoset nga Paneli i Gjykatës së Apelit. Ankesa kundër aktvendimit për burgim nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit. Dënimi sipas paragrafëve 7 dhe 8 të këtij neni shqiptohet nga një gjyqtar”, thuhet ndër të tjerash në nenin 42 të këtij ligji”./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz