back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeMinistria e Integrimit Evropian sqaron kontratën për web-faqe!

Ministria e Integrimit Evropian sqaron kontratën për web-faqe!

Të ngjajshme

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Filmi i Visar Morinës fiton çmimin kryesor në Sundance, luan aktori Astrit Kabashi

Filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina, me...

Lucas Paqueta zyrtarizohet te skuadra e re

Lucas Paqueta edhe zyratrisht është pjesë e Flamengos. Braziliani është...

Ministria e Integrimit Evropian ka sqaruar kontratën për shërbime, diajznimi, krijimi dhe mirëmbajtje të web-faqeve për nevoja të saj.

Në një komunikatë për media thuhet se shumë e përgjithshme prej 28,500.14 eurosh është për periudhën kohore prej 36 muaj, apo tre vite 2020-2022. Sipas tyre, në këtë kontratë, nuk bëhet fjalë për shumën prej 30, 000.00 euro për një vit, por kjo për shumën vjetore prej 8,333.33 euro në vit, apo afër 694.44 euro në muaj.

Ministria e Integrimit Evropian sqaro se me këtë kontratë do të vazhdohet mirëmbajtja e tre web-faqeve të MIE-së dhe një databaze, e jo siç u prononcua në media të mirëmbajtjes së vetëm një web-faqeje.

Këto tre web-faqe janë ajo zyrtare e MIE-së, web-faqja e liberalizimit të vizave dhe web-faqja e re e MSA-së e cila është paraparë në Strategjinë për Komunikimin e Procesit të Integrimit Evropian 2019-2021 të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës vitin e kaluar si dhe databaza e legjislacionit të BE-së në gjuhën shqipe, e cila buron nga marrëveshja ndërshtetërore Kosovë-Shqipëri për publikimin e akteve ligjore të BE-së në gjuhën shqipe.

Sipas MIE-së, thirrja për aplikim të operatorëve ekonomikë është bërë që në dhjetor të vitit 2019. Sipas njoftimit zyrtar nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, në aspektin ligjor lidhur me lidhjen e kësaj kontrate çdo dispozitë ligjore e procedurave të prokurimit është respektuar, i njëjti ka konfirmuar atë se nuk ka pengesa ligjore apo ndonjë parregullsi për vazhdimin e procedurës për finalizimin e lidhjes së kësaj kontratës se re.

Po ashtu, bëhet e ditur se mirëmbajtja e këtyre web-faqeve përfshinë “hostimin”, emëtimin – “domain”, dizejnimin në tërësi, mirëmbajtjen e përgjithshme 7/24h në bazë të kërkesës së MIE-së.

Të Fundit

Sport

ShowBiz