back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeBlerim Latifi: Një grup i LDK’së po bashkëpunon me Gjykatën Speciale

Blerim Latifi: Një grup i LDK’së po bashkëpunon me Gjykatën Speciale

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Analisti politik, Blerim Latifi, ka reaguar pas thirrjes së vëllaut të Haki Imerit, Faik Imeri, që bëri në emisionin Pressing në T7 ku tregoi se po punohet për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës.

Sipas Latifit, nga kjo telefonatë u mësua diçka që nuk është ditur më herët.

“Mësuam që është një grup i organizuar sistematikisht, i afërt me LDK’në, që po punon me Gjykatën Speciale”, ka thënë Latifi.

“Për mua kjo është e padëgjuar më parë. Ka pasur akuza nga njerëz që kanë luftuar se LDK po bashkëpunon me Specialen. Ky nuk foli me emrin e vet personal por është një grup që ky e shpalli dhe është një dimension tjetër i rrezikshëm pasi që mund të shkaktoj pasoja politike. Se tha ne, grupi i LDK’së. Besoj që kuptohet. Kjo është risia që na konfirmoi sonte. Më duket një zhvillim që do të sjellë reagime ditëve në vijim. LDK i ka përdorur këto vrasje për elektorat politik”, shtoi ai.

“Nuk pranoj këtë definicionin vrasje politike. Si përcaktohet kjo. Është një term i rrezikshëm. Nuk mund të themi për asnjë vrasje se është politike pa bazë. Nuk kemi asnjë proces të vetëm që përfshin këtë kategori”, tha Latifi. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz