back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeHysni Gucati: Aktakuzat e ngritura nga Specialja do të jenë ndaj profileve...

Hysni Gucati: Aktakuzat e ngritura nga Specialja do të jenë ndaj profileve të larta

Të ngjajshme

Abdixhiku: Do të dëshiroja që kjo ditë të shënohet me maturitet politik, me debate të hapura

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku para...

Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të partisë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë...

Elijona rikthehet në BBVK pas trajtimit mjekësor

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj,...

Luis Enrique për Cristiano Ronaldon: Nuk ka datë skadimi

Trajneri i njohur spanjoll, Luis Enrique, ka habitur ndjekësit...

Prokurori i Specializuar i Hagës, ka kërkuar caktimin e gjyqtarëve, për shqyrtimin e dy rasteve/aktakuzave të përgatitura ndaj ish-pjesëtarëve të UCK-së nga kjo prokurori.

Gazeta Online “Reporteri.net”, ka siguruar dy vendimet që tregojnë se Dhomat e Specializuara tashmë kanë caktuar një gjyqtar për procedurë paraprake. Të dyja këto zhvillime ndodhen para 10 ditësh në Hagë, por deri më sot u klasifikuan si konfidenciale.

Reporteri.net ka kontaktuar me Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili ka thënë se ngritja e aktakuzave është paralajmëruar qysh në janar.

Ai thotë se avokat anglez dhe italian i kanë thënë se aktakuzat do të ngriten ndaj njerëzve të profilit të lartë.

“Na kemi paralajmëruar ngritjen e aktakuzave, tek para janarit, ashtu na kane thënë avokatët ndërkombëtarë. Qeveri tash është formuar dhe ato pritet të ngritën. Avokatët anglez na kanë thënë se pritet që të jenë aktakuza të ngritura ndaj njerëzve të profilit të lartë. Emra nuk na kanë dhënë, veç na kanë thënë se janë të profilit të lartë”, ka thënë Gucati për Reporteri.net.

I pyetur për mundësinë e protestave, Gucati ka thënë se nuk i përjashtojnë ato, por situata që krijohet do të përcakton vendimet e tyre.

“Nuk e përjashtojmë mundësinë e protestave, a do të dalim apo jo, do të vendosim pasi të bisedojmë me Këshillin Drejtues e Kryesinë e ngushtë të OVL të UÇK-së, varësisht nga situate. Ne kemi luftuar me bo shtet, nuk duam ta shkatërrojmë atë atë, duam t’iu tregojmë disa ndërkombëtarëve por edhe disa shqipfolësve që nuk kemi qenë krimnela, por ushtarë të vendit”, ka deklaruar Gucati.

Të Fundit

Sport

ShowBiz