back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeAgim Veliu paralajmëron sulmuesit e Hotit: Akt i patolerueshëm

Agim Veliu paralajmëron sulmuesit e Hotit: Akt i patolerueshëm

Të ngjajshme

Vetëm një minutë i duhet Interit për të kalaur në epërsi ndaj Bolognas (VIDEO)

Inter ka kaluar shpejtë në epërsi ndaj Bolognas, në...

Ariana Musliu-Shoshi nga Vitia: Bashkë për ndryshim dhe fitore

Kandidatja për deputete në rradhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi,...

KOSTT mohon marrëveshjen për rritje pagash: Nuk ka asnjë vendim të dakorduar

KOSTT sh.a. ka reaguar ndaj deklaratave të Shoqatës Sindikale...

Lidhur me sulmin e sotëm me vezë ndaj Avdullah Hotit ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Përmes një reagimi zyrtar, Veliu ka thënë se sulme të tilla janë të patolerueshme, raporton Express.

Sipas tij shprehja e mospajtimeve duhet të bëhet përmes institucioneve dhe rrugëve demokratike.

“Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti është një akt qyqar, me qëllim pengimin e proceseve pozitive në vend.

Aktet e tilla janë të papranueshme dhe të patolerueshme.

Shprehja e mospajtimit dhe pakënaqësisë për çfarëdo procesi, duhet të bëhet përmes mjeteve demokratike dhe rrugës institucionale”, ka shkruar Veliu.

Sulmin e kanë dënuar edhe shumë zyrtarë dhe ministra të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga VV janë distancuar nga një zhvillim të tillë, ndërkohë aludohet se sulmi mund të ketë qenë i orkestruar nga AAK’ja, meqë Haradinaj para dy ditësh kishte parlajmëruar ‘ngjyrje me vezë’, nëse hiqet taksa./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz