back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeA do të jetë e diela ditë pushimi për bizneset e Prishtinës?...

A do të jetë e diela ditë pushimi për bizneset e Prishtinës? Flasin nga Komuna

Të ngjajshme

SMART PLAN: Pagesa e lehtë, stërvitja e vazhdueshme

Të fillosh stërvitjen shpesh duket e thjeshtë, por për...

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat

Me kërkesën e autoriteteve të Shqipërisë, Forca e Sigurisë...

Në mbledhjen e 10 Shkurtit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, asamblistët u morën vesh që në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal, ekzekutivi të sjell rregulloren e re të punës së bizneseve, shkruan GazetaBlic.

Sipas kësaj rregullore, e diela do të jetë pushim për të gjitha bizneset në Prishtinë.

Këtë bindshëm e konfirmoi asamblisti i Komunës së Prishtinës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, duke thënë se edhe Ahmeti është zotuar që së shpejti do të nisin procedurat e nevojshme për përfundimin e kësaj rregulloreje.

“E diela të bëhet ditë pushimi për të gjithë! Sot në mbledhjen e parë të Kuvendit Komunal të Prishtinës u dakorduam që ekzekutivi në mbledhjen e ardhshme të sjell në Kuvend rregulloren e re për orare të punës së bizneseve. E diela duhet të jetë ditë pushimi për të gjithë, Kryetari u zotua se deri në mbledhjen e ardhshme do ti përgatisin të gjitha procedurat e nevojshme për përfundimin e kësaj rregullore.”, ka shkruar Rrahmani.

Por si duket vendime të tilla, janë të shpejta dhe të rrezikshme për ekonominë e vendit, por gjithashtu jo shumë të mirëpritura edhe nga vetë bizneset në vend.

Kështu të paktën po thonë nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës.

Ata thonë se janë të shqetësuar lidhur me këto vendime të cilat sipas tyre do të kufizojnë aktivitetet ekonomike, e rrjedhimisht do të ndikojnë edhe në ngadalësimin e rritjes ekonomike në përgjithësi.

“Oda Amerikane beson se kufizimi i punës së bizneseve, do të ketë implikime në thellimin e mëtejmë të nivelit të papunësisë në vend, në kundërshtim me përpjekjet e gjithëmbarshme për fuqizim të sektorit privat, krijim të vendeve të reja të punës dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve”.

Megjithatë OAK, bëri thirrje që komunat që e kanë marrë një vendim të tillë, ta rishikojnë edhe një herë të njëjtin.

Por nga kryeqyteti duket se ende nuk janë të përgatitur për këtë vendim, madje as procedurat lidhur me shqyrtimin e kësaj rregulloreje, nuk kanë filluar ende.

GazetaBlic ka dërguar pyetje në Komunën e Prishtinës, nëse ka filluar plani lidhur me këtë rregullore, por të njëjtit thanë se ende nuk është diskutuar një temë e tillë.

“Jo, Komuna e Prishtinës ende nuk e ka diskutuar këtë temë”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës për GazetaBlic.

Kujtojmë që për herë të parë një vendim i tillë është marrë nga Komuna e Vushtrrisë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz