back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeA e keni ditur se këngën "Baresha" të Nexhmije Pagarushës e ka...

A e keni ditur se këngën “Baresha” të Nexhmije Pagarushës e ka shkruar ky poet nga Drenica? (VIDEO)

Të ngjajshme

Nis hetimi për vdekjen e një burri në Fushë-Kosovë

Një hetim mbi vdekjen është duke u bërë në...

Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Aksion policor në Malishevë: Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Moti mbi vendin tonë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Arrestohet një person në Mitrovicë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Një person është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale...

Me rastin e ndarjes nga jeta e “Bilbilit të Kosovës”, Nexhmije Pagarusha në çdo media përmendet kënga që e bëri të pavdekshme, pra “Baresha”, e cila është shkruar nga poeti i madh që vjen nga Drenica, Rifat Kukaj, shkruan Drenica Press

Por edhe pse kjo këngë është një perlë e pavdekshme në muzikën shqiptare, rrallë kush e kishte ditur që këtë këngë e shkroi një poet nga Drenica.

Është pikërisht poeti i ndjerë Rifat Kukaj nga fshati Terstenik i Komunës së Drenasit, i cili shkroi këtë këngë që me interpretimin e Nexhmije Pagarushës do të bëhej një këngë e pavdekshme, ku me këtë këngë Nexhmija do të arrijë kulmin e karrierës së saj, shkruan Drenica Press.

Rifat Kukaj u lind me 25 tetor të vitit 1939  në fshatin Terstenik të komunës së Drenasit, ndërsa ndërroi jetë me  11 shtator 2005.

 

Kukaj është autor i shumë veprash, sidomos u shqua në letërsinë për fëmijë  me veprat si: Xhuxhi nga Taxhuxhi – dramë humorisitike, Lepuri me pesë këmbë – skenarë filmi artistik, Kokërmeli e Pilivesa (1971) – roman, Dita e xhufkave (1972)- roman, Shkrepi i Diellit (1972)- roman, Minaku i përhimtë (1973)- roman, Vjollca magjike (1974)- roman, Rrasa e Zogut (1975)- roman, Droja (1978)- roman, Dreri me një bri (1986)- roman, Xhuxhi nga Xhuxhishta (1998)- roman, Zogu i bardhe -roman, Gogozheli i Gogozhinës (1999)- roman, shkurtabiqi më i madh në botë {2000} – roman (botoi: URA), Fshehtësia e breshkës (2002)- roman, Majmuni me kurorë mbretërore (2003)- roman, Fshati i Pishës (1969)- libër poezishë (botoi: NOVA MAKEDONIJA), Shtepia ime ka sy

Kënga Baresha u krijua me interpretimin e Nexhmije Pagarushës, ndërsa  muzikën e realizoj: Rexho Mulliqi, kurse  tekstin e këngës e shkroi Rifat Kukaj

Muzikën e Ekzekutoi orkestra popullore e Radio Prishtinës, nën drejtimin e Isak Muçollit, në vitin 1966./DRENICA PRESS/

Rezultate imazhesh për rifat kukaj

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz