back to top
Friday, July 25, 2025
BallinaLajmeThaçi paralajmëron: Do të rikandidoj dhe do të rizgjidhem president

Thaçi paralajmëron: Do të rikandidoj dhe do të rizgjidhem president

Të ngjajshme

KEK ndan nga 400 euro për të gjithë punëtorët

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK)...

As presidenti i Barcelonës nuk e di se kur do të kthehen në “Camp Nou”

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, nuk dha një konfirmim...

KEK-u ndan bonus për punëtorët e korporatës

Korporata Energjetike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje, në...

Aeroportet e BE-së do të heqin limitin prej 100 ml lëngje në bagazhet e dorës

Pajisjet e kontrollit të sigurisë në aeroporte të afta...

Trump: Hamasi ‘nuk donte’ një marrëveshje të armëpushimit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur shkurtimisht para gazetarëve...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin “A Show” në T7, ka thënë se pasi t’i skadojë mandati, ai do të rikandidoj përsëri për president të vendit.

Në pyetjen e Adi Krastës, se çfarë do të ndodhë me Hashim Thaçin pasi t’i skadojë mandati, presidenti tha se do të kandidojë përsëri për të njëjtën pozitë.

“Do të respektoj kushtetutën dhe ligjet e vendit. Do t’iu shërbej qytetarëve pa dallim. E se ku do jem pas mandatit presidencial, mendoj se është herët të flitet, por janë dy mundësi, e para të bëhen ndryshimet kushtetuese që presidenti të zgjedhjet nga qytetarët, pra do të rikandidoj dhe do të zgjedhem përsëri, kësaj radhe me votën e popullit, jam i bindur për këtë”, është shprehur Thaçi.

Tutje, Thaçi tha se nëse partitë e donë atë president, le ta ndryshojnë kushtetutën pasi ky i fundit është i bindur që do të rizgjedhet

“Pra, partitë le të vlerësojnë vet, nëse e duan president Thaçin le ta ndryshojnë kushtetutën, nëse nuk e duan mos ta ndryshojnë, unë do të kandidoja përsëri”, shtoi Thaçi.

- Advertisement -

Të Fundit