Qyteti i Drenasit që nga dita e djeshme është duke u përballur me mungesë të ujit të pijes, njofton Drenica Press
Lidhur me këtë, komuna e Drenasit la lëshuar këtë njoftim për qytetarët.
Njoftim për qytetarë
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë njofton qytetarët e Komunës së Drenasit se gjatë ditës së djeshme, sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, dega në Drenas, ka pasur mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, mungesë e cila ka zgjatur disa orë.
E njëjta gjendje mund të vazhdojë edhe sot dhe nesër.
Arsyet janë të natyrës teknike, testim i ujëmatësit digjital në gypin kryesorë të furnizimit me ujë për Komunën e Drenasit.