BallinaLajmeFatmir Limaj: E mira është që PDK ka shkuar në opozitë

Fatmir Limaj: E mira është që PDK ka shkuar në opozitë

Të ngjajshme

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë – Turqi

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së madhe finale...

Abdixhiku: Kjo është historia jonë, nuk dorëzohemi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë emocionet e...

Misteri i Qefinit të Torinos thellohet

Misteri i Shroud of Turin është bërë edhe më...

Mungesa e fibrave lidhet me sëmundjet e zorrëve

Një dietë e varfër në fibra mund të jetë...

Bashkëpunimi Kosovë – SHBA: Kurti takon komandantin shqiptaro-amerikan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim...

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për shkeljen e kauzave të tij, që siç tha ai, e ka fituar elektoratin.

Megjithatë, ai po e konsideron të mirë ndryshimin e pozitës dhe opozitë. Madje, për Limajn është një gjë e mirë që PDK-ja ka shkuar në opozitë.

“E mira e këtij ndryshimi është që PKD shkoi në opozitë dhe e dyta që ky vend ka kapacitet demokratik me bë ndryshim. A do t’i realizojë objektivat kjo qeveri mbetet të shihet”.

“Ajo çka kemi parë disa muaj është Kurtin e premtimeve dhe angazhimit të tij politik për me ardhur deri këtë. Kurti i ka ra prapa tri shtyllave të kauzës së tij, në emër të së cilës që e ka marrë pushtetin dhe votat. Ai ka hequr dorë pothuajse në tërësi nga kauza që është angazhuar deri më tani”.

“Në jetën politike politakanët matën nga premtimet publike. Qytetarët e votojnë mbi bazën që e qëndrimit publik. Kur e ndërton një kauzë dhe mbi bazën e asaj kazue ndërton konceptin politik dhe e bën edhe opozitarizmin, një lloj opozitarizmi të skajshëm. Atëherë kjo të jep të kuptosh se kush ka me qeverisë në Kosovë”.

Limaj ka përmendur tri shtyllat që sipas tij Kurti i theu.

“E para kundër Kurti ka qenë kundër Rambujesë. E dyta kundër pakos së Ahtisarit. E treta, vetëvendosje dhe jo negociata. Është normale që njerëzit në një moment të caktuar mund të gabojnë, por mbi këto kauza ai erdhi këtu”.

“Përms pakos së Ahtisarit ka ndërtuar kauzën në të vërtetën e saj ku është derdhur edhe gjaku. Ai ftoi shumë njerëz në shesh dhe si rezultat i ftesës duke besuar në Kurtin kanë dalë kundër atij projekti, për të cilin njerëzit kanë derdhur gjak”.

“Nëse keni qenë kundër pakos së Ahtisarit dhe jo negociatave, Kurti e ka pasë për obligim për t’i kërkuar flaje atyre familjeve dhe aktivisteve për kauzat e rrejshme. Ai është zgjedhur kryeministër në bazën e paketës së Ahtisarit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz