BallinaLajmeMediat botërore shkruajnë për Albin Kurtin: Nga i burgosur në kryeministër

Mediat botërore shkruajnë për Albin Kurtin: Nga i burgosur në kryeministër

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Mediat botërore kanë përcjellur zhvillimet që ndodhën sot në vendin tonë. Për ardhjen e Albin Kurtit në krye të qeverisë ka shkruar korporata kanadeze e transmetimit të lajmeve CBC dhe mediumi francez, La Croiz.

CBC shkruan se si “Kurti dikur i burgosur për qëndrim pro pavarësisë, u emërua kryeministër i Kosovë”.

“Parlamenti i Kosovës të hënën ka votuar për një kryeministër të ri pas gati katër muajsh bisedimesh midis dy partive kryesore të vendit”, shkruan më tej CBC.

“Albin Kurti mori 66 vota pro, 10 deputetë abstenuan dhe opozita doli nga parlamenti me 120 ulëse për të protestuar kundër votimit”, jepen detaje të seancës së Kuvendit që nxori Kurtin kryeministër.

Ndërsa, në shkrimin e mediumit francez, La Croiz, thuhet se Kurti kryesoi demonstratat ndaj represionit serb dhe pastaj ndaj liderëve “kapës”. Hodhi gaz lotsjellës në Kuvend.

“Ish-lideri i studentëve, Albin Kurti, u zgjodh kryeministri i ri i Kosovës të hënën”, thotë mediumi i njohur./Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz