BallinaLajmePDK’ja thotë se votat e Listës Serbe për Osmanin janë dëshmi që...

PDK’ja thotë se votat e Listës Serbe për Osmanin janë dëshmi që koalicioni varet nga Beogradi

Të ngjajshme

Kompletohen 48 kombëtaret pjesmarrëse dhe grupet e Kupës së Botës

Tashmë janë kompletuar 48 kombëtaret pjesmarrëse në Kupën e...

Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik

Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se ka...

Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të papranueshme, siç thotë, “thirrjen klandestine dhe pa paralajmërim” të seancës për ta zgjedhur kryetaren e re të Kuvendit të Kosovës.

“Kjo seancë e territ, për të cilën nuk kishte asnjë urgjencë, e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje e LDK, u mbajt pa praninë e opozitës dhe shënon herën e parë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit pa asnjë deputet opozitar”, thotë PDK-ja në një komunikatë për media.

“Zgjedhja e kryetares së re, e propozuar nga Vetëvendosje dhe e mundësuar me votat e Listës Srpska është e dëmshme për vendin dhe tregon qartë se qeveria VV-LDK jo vetëm që është në koalicion me Listën Srpska, por do të jetë e varur plotësisht nga deputetët e këtij formacioni politik dhe nga vullneti i Beogradit zyrtar. Kjo është edhe një dëshmi se ky është koalicion me Vuçiqin e Radojiçiqin dhe sojin e tyre”, thuhet në komunikatën e PDK’së.

Kjo parti opozitare thotë se “është për keqardhje se ashtu sikurse filluan pazaret politike për karrige në mes të dy partive, ashtu sonte e përfunduan në mënyrën më të turpshme zgjedhjen e kryetares së Kuvendit të Kosovës, e cila pa votat e Listës Srpska sot nuk do të mund të zgjidhej në këtë pozitë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz