back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeTërmeti me magnitudë 4.9 shkallë, kështu u zgjuan në mëngjes Durrësi dhe...

Tërmeti me magnitudë 4.9 shkallë, kështu u zgjuan në mëngjes Durrësi dhe Lezha

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Durrësi dhe Lezha, dy qarqe të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit u ndjenë shumë edhe atë të ditës së djeshme me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter.

Balkanweb raporton se qyteti i Durrësit u zgjua i zbrazët pasi gjatë natës shumë qytetarë u larguan nga qyteti, kurse shumë të tjerë e kaluan natën në makina nga frika për të qëndruar në banesa. Mësohet se në Durrës nuk pati dëme të konsiderueshme veç ndonjë rrëzimi të vogël të ndonjë suvaje.

Po ashtu gazetari Helidon Ndreka bën me dije se edhe në Lezhë ka pasur panik pas tërmetit të mbrëmjes së djeshme por në të gjithë qarkun nuk pati dëme.

Por problemet në Lezhë kanë ngelur ende me tërmetin e 26 nëntorit ku një qytetar bën me dije se i është dëmtuar banesa nga tërmeti 6.3 dhe ende nuk ka akt konstatimi nga Komisioni i Vlerësimit. Ai ka braktisur pallatin ku jetonte për t’u zhvendosur në një shtëpi me qira kur duhet të merrte bonus qiraje.

Qytetari shprehet se ka aplikuar për bonus qiraje por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz