back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportLAJM I FUNDIT: FC Drenica me goditje të dyfishtë për repartin sulmues

LAJM I FUNDIT: FC Drenica me goditje të dyfishtë për repartin sulmues

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

FC Drenica ndodhet në fazën përgatitore në Durrës për pjesën pranverore të kampionatit. Klubi nga Skenderaj ka arritur marrëveshje deri më tani me Egzon Fazliun, Endrit Shalën, Edmond Turkun dhe Muharrem Musën të cilët janë prezantuar si përforcime në “Bajram Aliu”.

Siç raporton së fundmi Gazeta “Blic” drejtuesit e këtij klubi tashmë kanë arritur marrëveshje edhe me sulmuesin nga Liberia, Harmon Gbowea, si dhe sulmuesin tjetër Alban Shillova.

Gjithnjë siç raporton ky medium tashmë marrëveshja me dy futbollistët në parim është arritur dhe se shumë shpejtë pritet të ndodh zyrtarizimi.

Gbowea do të rikthehet në Skenderaj sërish, pasi që kontrata e tij e mëhershme prej gjashtë muajsh kishte përfunduar në dhjetor.

Ndërkohë, Alban Shillova do të vjen si huazim nga skuadra e Prishtinës, pasi që sulmuesi 27 vjeçar nuk ka hapsirat e kërkuara në klubin kryeqytetas, sidomos pas ardhjes së Otto John.

Shillova do të ‘firmos’ huazimin me FC Drenicën me tu kthyet nga Antalia.

Nga skuadra e Drenicës gjatë këtij afati kalimtar janë larguar Keita Balde & Nicholas Andrews (përfundojn huazimin nga Feronikeli), Atdhe Grajqevci, Drilon Lladrovci dhe Diar Prokshi./Gazeta Sheshi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz