back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeMustafa flet para takimit me Kurtin

Mustafa flet para takimit me Kurtin

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka arritur në objektin e Kuvendit të Kosovës për takimin e paralajmëruar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe ambasadorët e Quint-it në Kosovë.

Ai ka folur shkurtimisht para mediave ku ka thënë se qëndrimi i LDK-së mbetet i njëjtë, derisa ka shtuar se nuk e di nëse në takim do të jenë të pranishëm ose jo ambasadorët e vendeve të Quint-it.

“Sa na përket neve, ne i kemi dhënë të qarta qëndrimet dje. Vlerësojmë që zgjidhja që kemi ofruar është zgjidhja që funksionon dhe e cila dy palëve ju ofron partneritet të fortë dhe një balancim të pushtetit”.

“Nuk e di a do të vijnë ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë, sepse ne nuk i kemi ftuar. I ka ofruar Albin Kurti. Ne do të shkojmë në takim, nëse vijnë ambasadorët e mbajmë”.

Në Kuvend tashmë ka arritur edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Por, ai nuk është prononcuar për media.

Në ndërkohë, nga partia e tij ka folur Besnik Bislimi i cili tha se ambasadorët e vendeve të Quint-it do të jenë të pranishëm në këtë takim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz