back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeVjosa Osmani: Vizita e nesërme e Richard Grenell, interesim i lartë i...

Vjosa Osmani: Vizita e nesërme e Richard Grenell, interesim i lartë i Shtëpisë së Bardhë për Kosovën

Të ngjajshme

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me vizitat e shpeshta të diplomatëve të huaj të cilat i bënë në selinë e tyre në Prishtinë.

Ajo tha se këto vizita janë krejtësisht të zakonshme ndonëse përmendi që janë duke i njoftuar lidhur me hapat e mëtejshëm që Lidhja Demokratike do t’i marrë karshi negociatave me Vetëvendosjen, njofton Klan Kosova.

”I shoh krejtësisht normale meqenëse politika e jashtme është fushë që e përcjelli në këto 15 vitet e fundit”.

Vjosa Osmani tha se qasja e ndërkombëtarëve lidhur me zhvillimet e fundit, nuk konsiderohet trysni pavarësisht këtyre vizitave tek LDK.

”Nuk janë trysni, janë takime të zakonshme ku ambasadat e akredituara në vend informohen nga ana jonë se cili është qëndrimi ynë, lidhur me zhvillimet e fundit, cilat janë idetë e fundit që kemi dhënë deri tani për të dalë nga situata e tanishme dhe si mund të kontribuojmë tash e tutje”.

”Ka sugjerime, ndihmë por në asnjë moment shtetet që kanë ndihmuar Kosovën jo vetëm për ta shpëtuar nga regjimi gjenocidal por dhe ndihmuan për ndërtimin e Kosovës, nuk duhet të shiqohen si shtete që bëjnë trysni, sepse në çdo moment e vetmja që kanë bërë është ofrimi i ndihmës në mënyrë që të përkrahet demokracia”.

”Ne si LDK e kemi parim, që nga koha e Presidentit Rugova që ‘shtëpia nuk mund të bëhet pa miq”, ndaj ne i mirëpresim të gjitha këto kontakte që i kemi dhe ndihmën apo sugjerimet nga këta përfaqësues dhe në asnjë moment pra nuk i shohim trysni këto vizita”.

Osmani gjatë adresimit për media, përmendi edhe vizitën e nesërme të paraparë në Kosovë, të Zyrtarit të lartë amerikan Richard Grenell, të cilën e vlerësoi lartë, njofton Klan Kosova.

”Sa i përket vizitës së ambasadorit Grenell është herët për të biseduar për temat apo sugjerimet që do të bëhen në atë takim. Theksoj që është shumë e mirëpritur si vizitë, sepse tregon ngritjen e interesimit amerikan në veçanti të Shtëpisë së Bardhë në raport me Kosovën në veçanti, rajonin në përgjithësi”.

”Që nga emërimi i Ambasadorit Grenell kemi pasur një interesim dhe punë të tij të jashtëzakonshme – gjithnjë duke u fokusuar në ide se si dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë sa më shpejt duke i dhënë përspektivë zhvillimit ekonomik rajonit tonë. Në asnjë moment nuk ka insistuar në ide të rrezikshme për ndryshim të kufijve apo ide të ndarjes, të cilat janë ide të së kaluarës po ashtu duke iu falënderuar edhe kontributit të tij”.

”[Richard Grenell-in] Do ta informojmë lidhur me rrjedhën e diskutimeve me VV-në, por pavarësisht çka ndodhë nesër, edhe pas ditës së nesërme do të ketë akoma shpresë nëse të dy palët i qasen dialogut me qëllim të arritjes së marrëveshjes”.

”Mund ta konfirmoj sidomos nga mbledhja e kryesisë dje që LDK ka vullnet të plotë dhe me atë vullnet të madh do të punojë në tavolinën e negociatave që marrëveshja me VV-në të arrihet dhe vullneti i qytetarëve të respektohet”.

A janë të gatshëm LDK ta votojnë Qeverinë e pakicës nëse nuk arrihet marrëveshja me VV-në?

”Nuk dua të flas hipotetikisht. Pasi që nga dje kam më shumë shpresë se sa kisha më parë lidhur me atë nëse do të arrihej marrëveshja me VV-në, nuk besoj që kemi nevojë të flasim për skenare të tilla të këqija. Sepse pavarësisht që LDK është deklaruar në një nga mbledhjet e kryesisë që nëse VV dëshiron të vazhdojë pa ne, ne jemi të gatshëm ta votojmë prapë se prapë nuk ia dëshirojmë këtë askujt”.

”Është tepër fragjile jo vetëm në aspektin e numrave, e vetmja qeveri që do të mund të përballej denjësisht në aspektin e qytetarëve do të ishte qeveria e LDK-së me të VV-së”.

”Të gjithë ne do të vazhdojmë maksimumin që të shteren të gjitha mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje”.

”Është e domosdoshme të kemi respekt të ndërsjellë. Qytetarëve nuk është që iu intereson kujt i mbetet faji në fund, atyre iu intereson që problemet me të cilat ata po ballafaqohen cdo ditë të fillon dikush t’i zgjidh. Është dëshmuar që kjo qeveri që është aktualisht nuk po i zgjedh, tani është koha jonë ta dëshmojmë që ne mundemi me i zgjedh”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz