back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmePërfundon takimi i ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, me drejtuesit e LDK'ës

Përfundon takimi i ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, me drejtuesit e LDK’ës

Të ngjajshme

Shqipëria e para në Evropë për energjinë e rinovueshme

Shqipëria renditet në vendin e parë në Europë për...

Arrihet marrëveshja, Villareal siguron lojtarin e Chelseat

Villareal ka bërë një goditje të mdhe në tregun...

111 mijë hyrje-dalje nga Durrësi vetëm në korrik

Nëpërmjet portës kryesore detare të vendit, Portit të Durrësit,...

Rusia nuk ndal dronët mbi Ukrainë, viktima dhe të plagosur

Sulmet ruse ndaj Ukrainës nuk janë ndalur, edhe pse...

Ka përfunduar takimi i ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Deri më tani, askush nga partia e Isa Mustafës nuk ka folur rreth këtij takimi, raporton Gazeta Express

Kosnett sot ka qëndruar në selinë qendrore të LDK’së, ku është takuar me kreun e partisë, Isa Mustafën si dhe figurat kryesore të kësaj partie

Tema e diskutimit në këtë takim ka qenë arritja e marrëveshjes së koalicionit në mes të LDK’së dhe VV’së.

Ndërkaq, deri më tani, askush nga LDK’ja nuk ka treguar se çka saktësisht është biseduar në takimin me Kosnett’in.

Në selinë e LDK-së sot është parë duke hyrë edhe ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker.

Ndërkombëtarët në vazhdimësi kanë bërë thirrje për krijim sa më të shpejtë të qeverisë së re.

LV dhe LDK në anën tjetër ende nuk janë marrë vesh për bashkëqeverisje, teksa, së fundmi është bërë e ditur se janë vënë në tavolinë të diskutimit edhe oferta të reja nga të dy partitë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz