BallinaLajmeMë shumë se 100 mijë amerikanë mbesin pa rrymë nga moti i...

Më shumë se 100 mijë amerikanë mbesin pa rrymë nga moti i lig

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Qindra mijëra amerikanë kanë mbetur pa rrymë elektrike pas stuhisë dimërore që e përfshiu pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara. Deri më tash, 11 persona kanë vdekur dhe shumë shtëpi janë dëmtuar.

Sipas një faqeje që merret me ndërprerjen e rrymës, vetëm të dielën pasdite janë shënuar 100 mijë ndërprerje në vende të ndryshme. Vetëm në Nju Jork u regjistruan 40 mijë ndërprerje. Më shumë se 28 mijë persona kanë mbetur pa rrymë në Karolinën Veriore dhe Karolinën Jugore të dielën në mëngjes.

Rreth një mijë fluturime janë anuluar në dy aeroportet kryesore të Chicago-s gjatë fundjavës, ndërsa Shërbimi Kombëtar i Motit e lëshoi një paralajmërim për vërshime në zonat bregdetare.

Autoritetet njoftuan se nga një tornado me erëra që e arritën shpejtësinë e 215 kilometrave në orë i ka lënë të vdekur tre persona në Alabama.

Në pjesën veriperëndimore të Louisiana-s, tre persona vdiqën për shkak të erës së fortë, e cila rrëzoi drunj dhe objekte të ndryshme.

Rrugët me akull ndikuan që të shtohet numri i viktimave në aksidentet e trafikut. Dy persona vdiqën pasi u goditën nga një veturë në vendin ku më parë kishte ndodhur një aksident, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz