BallinaSportKosova e pafat, humbet nga Suedia edhe pse ishte më e mirë

Kosova e pafat, humbet nga Suedia edhe pse ishte më e mirë

Të ngjajshme

Vetura godet për vdekje një këmbësor në Prizren

Sot rreth orës 18:30 në fshatin Piranë të Prizrenit...

Tragjedi në Piranë të Prizrenit, vdes këmbësori 81-vjeçar pasi u godit nga vetura – policia jep detaje

Një aksident ka ndodhur në magjistrlaen Prizren-Gjakovë, në fshatin...

Dy të arrestuar për përfshirje në rrahje në stadiumin e Shtimes

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë...

Protesta në Shqipëri/ Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës, rrethohet nga truprojat

Sali Berisha ka braktisur protestën e opozitës, pasi është...

Roma i jep fund krizës së rezultateve, merr fitore ndaj Lecces

Roma e ndërpreu një seri prej pesë ndeshjesh pa...

Kosova ka humbur me rezultat 1-0 kundër Suedisë. Kosova ishte shumë më e mirë se Suedia në këtë ndeshje por që rastet ideale që pati nuk arriti që ti shndërroi në gol. Në fund, ndeshjen e vulosi goli i Simon Hedlund në minutën e 75-të.

Kosova e ka nisur me humbje vitin 2020, pasi që është mposhtur nga Suedia me rezultat minimal 1-0.

Edhe pse djelmoshat e përzgjedhur të Bernard Challandes ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes ata nuk arritën që të gjejnë rrjetën e golit.

Mundësia e parë e mirë për Kosovën ishte në minutën e 27-të për Flamur Kastratin i cili goditi me kokë shumë afër portierit të Suedisë, e ku e mbrojti portieri suedez.

Dy minuta më vonë Aliti ishte në një pozitë të mirë për të shënuar por edhe ai dështoi për ta bërë këtë nga dy tri metra.

Gjatë pjesës së parë pati edhe një gol të anuluar të Suedisë pasi që ishte shënuar nga pozita jashtëloje.

Pjesa e parë përfundon me rezultat të barabartë, kurse në pjesën e dytë prapë Kosova ishin të parët që patën rastin ideal për të shënuar.

Arbër Hoxha u gjend ballë për ballë portierit suedez por goditja e tij u devijua nga një mbrojtës.

Kur nuk shënon, pëson!

Kështu në minutën e 75-të, Kosova bën një gabim në mbrojtje të cilin e shfrytëzon Sudia dhe shënon Simon Hedlun.

Dy minita më vonë Topalli ishte afër për ta barazuar rezultatin por goditja e tij përfundoi jashtë.

Kjo është ndeshja e parë e Kosovës me një Kombëtare më 2020 para ndeshjes me Maqedoninë, megjithatë mund të konsiderohet pozitive pasi që aty luajtën shumë lojtarë të  IPKO SuperLigës së Kosovës. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz