back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaBotëE paimagjinueshmja në Shqipëri ndodh në Bullgari: një qytet pa ujë, ministri...

E paimagjinueshmja në Shqipëri ndodh në Bullgari: një qytet pa ujë, ministri rrezikon burgun

Të ngjajshme

NATO me buxhet ushtarak prej gati 3 miliardë dollarësh për vitin 2026

Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord për buxhetet e...

Krasniqi pas hapjes së fushatës: E nisëm në Prizren, për të vazhduar në mbarë Kosovën

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas hapjes së fushatës...

Të paktën 4 të vdekur në sulmin e ri amerikan ndaj një motoskafi në Paqësor

Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se kishte nisur një...

Banorët e hedhin Labin në “mbeturina”

Disa nga banorë të shtëpisë së Big Brother VIP...

Ministri i mjedisit në Bullgari, Neno Dimov, rrezikon burgun pasi akuzohet për keqmenaxhim të furnizimut me ujë në qytetin perëndimor  Pernik.

Ai përballet deri me 8 vjet burg për lejimin e furnizimit me ujë për përdoruesit industrialë, pavarësisht nga fakti se sasia e ujit në burimin e vetëm të ujit të pijshëm për një qytet me 70,000 njerëz ka rënë ndjeshëm, thanë prokurorët.

Dimov dha dorëheqjen ditë më parë, pasi kaloi një natë në paraburgim duke u pyetur për kufizime të mëdha në furnizimin me ujë në Pernik dhe importet e mbeturinave, njoftoi qeveria bullgare.

Kufizimet kryesore për furnizimin me ujë në Pernik zgjasin afërsisht dy muaj dhe janë objekt i hetimit nga disa institucione.

Shumë argumentojnë se Dimov është përgjegjës, pasi nuk ka ndërmarrë hapa për të shmangur një ulje kritike të furnizimit me ujë në rezervuarin që siguron ujë të pijshëm për qytetin.

Qeveria bullgare ka shkarkuar drejtorin e një ndërmarrje lokale ujore për keqmenaxhim dhe humbje të mëdha të ujit për më shumë se 70 përqind për shkak të tubave të vjetëruara.

Prokuroria sekuestroi gjithashtu dokumente për lejet për importimin e mbeturinave, kryesisht nga Italia, si pjesë e një aksioni kundër deponimit të paligjshëm dhe trajtimit të mbeturinave.

Në Shqipëri, edhe pse kriza e ujit vijon vende-vende, akuzat penale për mungesë të tij apo keqmenaxhim janë ende inekzistente. /tesheshi.cm/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz