back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeViti 2020, vit i aktakuzave të para të Speciales

Viti 2020, vit i aktakuzave të para të Speciales

Të ngjajshme

Hande Erçel ‘flet’ pas ndarjes me Hakan Sabanci, ja reagimi i saj

Romanca trevjeçare mes aktores së njohur turke Hande Erçel...

NATO lanson nismën “Roja Lindore” për të forcuar mbrojtjen pranë Rusisë

Aleanca ushtarake e NATO-s, e udhëhequr nga anëtarët evropianë,...

Me bikini të kuqe dhe linja perfekte, Arta Elezaj “ndez” Instagramin

Aktorja dhe modelja e njohur shqiptare, Arta Elezaj, ka...

Veteranët ia mësyjnë Hagës për protestën e nesërme

Në portin Durrës-Bari, shumë veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të...

Ky fillimvit pritet ta aktivizojë edhe më shumë se vitin që lamë pas Prokurorinë e Specializuar të Hagës. Pas dërgimit të rreth 200 ftesave për ish-udhëheqësit dhe për pjesëtarët e UÇK-së në vitin 2019, njohësit e sistemit të drejtësisë paralajmërojnë se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti (janar – qershor) mund të priten edhe aktakuzat e para nga Gjykata Speciale, shkruan sot gazeta Zëri.

Me të hyrë në muajin e parë të këtij viti Gjykata Speciale me seli në Hagë ka nisur aktivizimin e saj. Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Limani, nga Zona Operative e Pashtrikut, është personi i parë që u ftua nga prokurori special i Hagës. Limani, i cili gjatë luftës me Serbinë kishte humbur tre familjarë të tij, ftesën nga Specialja e konfirmoi vetë, me ç’rast rikujtoi krimet makabre që Serbia kishte bërë në Kosovë 20 vjet më parë.

“Pasi është bërë e zakonshme të bëhen publike njoftimet e tilla, edhe unë dua të njoftoj se kam pranuar ftesë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar. Pra kam pranuar ftesë nga një gjykatë, e cila ka marrë përsipër gjykimin e krimeve të luftës. Pasi vij nga një vend ku forcat serbe pothuajse deshën të zhdukin tërë popullatën civile shqiptare, formimi i kësaj gjykate të krijon mendimin se ajo kryesisht do të merret me gjenocidin serb, të bërë në shumë pjesë të Kosovës. Por menjëherë zhgënjehesh, sepse e kupton se kjo gjykatë do të organizojë kryekëput gjykime kundër shqiptarëve”, ka thënë Limani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz