BallinaLajmePolicia kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi

Të ngjajshme

Vrasja në Bokshiq të Klinës, Policia dhe Prokuroria dalin me komunikatë

Prokuroria Themelore në Pejë bashkë me Drejtorinë Rajonale të...

Torino i kundërpërgjigjet Milanit

Torino ka barazuar rezultatin në “Giuseppe Meazza”. Festa e milanistëve...

S’është serioz lëndimi i Ekitikes, pritet të rikthehet shumë shpejtë

Ylli i Liverpoolit, Hugo Ekitike është lënduar së fundmi. Ajo...

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi, i cili është në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimës së hashashit shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit”. Bëhet fjalë për 63 vjeçarin nga Gorazhdeci i Pejës, Zvonko Jeremiq, raporton Express.

Përmes një kërkese për bashkëpunim drejtuar mediave, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se ka siguruar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë për publikimin e fotos me shënime tjera, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz