back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaShowBizE vërteta që kurrë nuk e mësuat për rrahjen e Adelinës me...

E vërteta që kurrë nuk e mësuat për rrahjen e Adelinës me Leonorën

Të ngjajshme

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Trump: I treguam Katarit, por ishte shumë vonë për ta ndaluar sulmin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur në lidhje me...

Peci: Vjosa Osmani iu bashkua Albin Kurtit në politikën e ‘bixhozit’

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, në “Click” të RTV21,...

Fitorja ndaj Letonisë, Gjimshiti: Kombëtarja shqiptare duhet të përmirësojë diçka

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, foli për Klan Kuqezi,...

Kjo temë është shndërruar në një si “legjendë urbane”. Sot, kur rrëfehet, disa më të rinjë në moshë, pandehin se është trillim, se nuk ka ndodhur vërtet.

Në fakt, nuk kanë faj, sepse bëhet fjalë për një histori të para shumë vitesh. Si mund të mendohet që në kohën e halleve të Kosovës së pas luftës, dy këngëtare të afirmuara, që ndër tjerash “shisnin” patriotizëm me vargje e origjinë, të ziheshin keq mes vete?

Ca thonë që gjithçka ndodhi për një fustan, ca për një fjalë, ngritje zëri a ofendim pa takt. Një është e vërteta: Ky është skandali që e tronditi Kosovën asaj kohe, madje më shumë se çdo zhvillim politik. Forca e skandalit ishte si bomba e Hiroshimes, shkruan “Kosovarja”.

Në një mbrëmje dhjetori teksa po mbaheshin xhirimet festive të organizuara nga Naim Krasniqi, në prapaskenë po ndodhte shamata: Adelina e Leonora po ziheshin, po ofendoheshin dhe në fund, po rriheshin.

Ndoshta nuk e dinit, por policia kishte ndërprerë për disa orë xhirimet, se Adelina Ismaili ishte shoqëruar për në stacion policior, ndërkaq Leonora kishte përfunduar në spital.

Xhirimet festive të “RTV 21” kishin vazhduar, por pa Leonoren, ndërkohë që Adelina ishte rikthyer, duke i dhënë sukses të jashtëzakonshëm projektit të vitit të ri, shkruan “Kosovarja”.

Dy yjet e pa diskutueshme të muzikës, vazhdojnë ti kenë raportet e ngrira dhe kohë pas kohe të hedhin në ajër kunja ndaj njëra tjetrës, shkruan kosovarja. Ja panë hajrin apo sherrin zënkes Adelina e Leonora? Ndërkohë që kjo e fundit ka zgjedhur heshtjen, Adelina Ismaili disa herë ka deklauar se për këtë gjë, ndërë vite ëshë përballur me gjera të pa këndshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz