back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeThaçi e fton Ramën për heqjen e kufirit në mes Kosovës dhe...

Thaçi e fton Ramën për heqjen e kufirit në mes Kosovës dhe Shqipërisë

Të ngjajshme

Vetëdorëzohet i dyshuari tjetër për tentim-vrasjen në Nadakovc të Vushtrrisë

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e dytë,...

Janë çift? Ja çka i bëri bashkë Afronën e Art Rushitin

Natën e mbrëmshme, disa fotografi në rrjetet sociale kanë...

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Nis hetimi i dy vdekjeve në Pejë

Policia ka nisur hetimin e dy rasteve të ndryshme...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që duke filluar nga sot të nënshkruajë një marrëveshje ndërshtetërorepër heqjen e kufirit dhe taksave doganore ndërmjet dy vendeve.

Për një veprim të tillë, kreu i vendit tonë tha se nuk duhet të presin për teket e Serbisë dhe Bashkimit Evropian, i cili po tregohet i paaftë për vendime strategjike për Ballkanin Perëndimor.

“Kosova qysh sot, jo nesër, qysh sot është e gatshme të marrë vendim për heqjen e kufirit dhe doganës dhe çdo barriere tjetër me Shqipërinë qysh sot çdo barrierë që kemi mes shtetit tonë dhe Shqipërisë. Hiq nuk ka nevojë për t’u shtyrë nesër, do të ishte mrekulli sikur viti 2020 të fillojë me vendimin për heqjen e kufirit dhe doganës mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Për çka e ftoj mikun tim Edi Rama që të merr këtë vendim. Unë jam gati, sepse ne nuk mund të presim teket e Serbisë, sepse është absurditet që të kërkojmë pajtimin e Serbisë për vendimet tona si dy vendet të pavarura dhe sovrane kur e dimë që diçka e tillë nuk do të duartroket që vendet që nuk e duan të ardhmen e përbashkët të dy vendeve tona”, deklaroi Thaçi gjatë takimit me gazetarë.

Presidenti duke folur për Mini-Shengenin dhe mos pjesëmarrjen e Kosovës në takimin e liderëve rajonalë në Tiranë tha se mbetet që të testohet se si Serbia do ta trajtojë Kosovën në takimin e ardhshëm që është paraparë të mbahet në Beograd.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz