back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaShqiptareDalin analizat e hekurit dhe betonit të pallateve të shembura në Durrës

Dalin analizat e hekurit dhe betonit të pallateve të shembura në Durrës

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Janë zbardhur detajet nga hetimi për banesat e shembura nga tërmeti në Durrës. Prokuroria e Durrësit ka konstatuar shkelje flagrante të rregullave të sigurisë teknike në godinat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës. Ora News citon burime zyrtare nga organi i akuzës se në godinat e dëmtuara që shkaktuan viktima, janë marrë mostra të hekurit dhe të betonit si dhe janë kryer filmime e fotografime të konstruksionit të këtyre ndërtesave.

Sipas prokurorisë, analizat laboratorike kanë nxjerrë në pah faktin se betoni i përdorur nga ndërtuesit nuk kanë qenë në cilësinë e duhur lidhur me rezistencën. Probleme janë gjetur edhe me kolonat mbajtëse të godinave të cilat janë konstatuar se nuk kanë pasur dimensionet dhe sasinë e duhur të hekurit, çka ka sjellë edhe dëmtimin e tyre nga lëkundjet e tërmetit.

Pas këtyre konstatimeve pritet që në muajin janar Prokuroria e Durrësit të zgjerojë numrin e personave nën hetim duke mos përjashtuar edhe arrestime të tjera përveç 11 shtetasve të vendosur në pranga deri më tani.

Deri tani policia ka prerë 17 urdhër-arreste, por 8 të akuzuar i kanë shpëtuar arrestimit dhe janë në kërkim. Katër prej tyre janë arratisur në Itali para operacionit, ndërsa të tjerët kërkohen nga policia. Në prokurorinë e Durrësit janë marrë në pyetje më shumë se 90 persona mes tyre inxhinierë, pronarë objektesh dhe zbatues. Ndërsa hetimet përfshinë të paktën 60 kompani ndërtimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz