back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaJetëFunKamera e fshehtë: Blerta dhe Timja përjashtohen nga partia, armë e drogë...

Kamera e fshehtë: Blerta dhe Timja përjashtohen nga partia, armë e drogë në veturën e deputetes së LDK-së

Të ngjajshme

Shukri Buja: Çdo fëmijë në Lipjan do të mësojë edhe notin

Kandidati i PDK-së për Lipjanin, Shukri Buja, deklaron se ...

Umtiti merr vendimin e papritur si futbollist

Futbollisti, Samuel Umtiti ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen e tij...

Ismaili flet për Prishtinën: Është jeta jem, shpia jem ku e kam bo familjen

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë...

Osmani pret në takim ambasadorin francez, Olivier Guerot

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur...

Deputetet e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra, Time Kadriaj dhe Lirie Kajtazi kanë rënë pre e kamerës së fshehtë në emisioin Frontal.

Deliu, deputete e PDK-së është ftuar si mysafire për të diskutuar rreth rolit të grave në Kuvendin e Kosovës, por në ndërkohë redaksia ka marrë vesh për një takim të kryesisë së partisë.

Gjatë emisionit, përmes një lidhje direkte me Avni Bytyqin, këshilltar i Kadri Veselit, Deliu merr lajmin se e kanë larguar nga partia. Deliu nuk e din se është kamerë e fshehtë, prandaj në orën 17:00 në Frontal do ta kuptoni edhe reagimin e saj.

Në të njejtën situatë është gjendur edhe deputeteja e AAK-së, Time Kadriaj, e cila përmes kolegut të saj, Ramsim Selmanajt merr vesh se për shkak të reformave në parti, kryesia e ka larguar. Reagimi i Times flet shumë edhe për karakterin e saj.

Kurse në situatë me sfiduese ka qenë deputetja e LDK-së, Lirie Kajtazi e cila gjatë bisedës në studio, përmes një lidhje live, e ka kuptuar se policia ka gjetur armë dhe drogë në veturës e saj.

Për me keq, Kajtazi e sheh edhe arrestimin e bashkëshortit të saj nga polcia, pa e ditur se e tëra është kamere e fshehtë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz