Gazeta Blic nga burime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë vesh se ambasadori amerikan, Kosnett ka qenë i “prerë” me drejtuesit e kësaj partie.
Sipas këtyre burimeve, ambasadori amerikan ka qenë i ashpër me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Ai ia ka thënë Isa Mustafës që të mos bllokohet vendi për shkak të postit të presidentit. Kosnett i ka thënë Mustafës që zgjedhjet nuk janë mbajtur pë president”, tha ka burim i Gazeta Blic.
Ambasadori amerikan ka kërkuar sa më parë të gjindet formula për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje me VV-në, dhe formimin sa më shpejt të institucioneve.
Sipas këtij burimi, Isa Mustafa nuk ka lëshuar pe për postin e presidentit, dhe nuk ka lëvizuar nga pozicionet që ka LDK si parti.
Ndërkohë, Gazeta Blic ka raportuar se Vetëvendosje ka dalë me ofertë të re për LDK-në, pasi zgjedhi Glauk Konjufcën në krye të Kuvendit.
Sipas kësaj oferte Vetëvendosje do t’i ketë kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, derisa LDK do të marrë 6 ministri, zëvendëskryeministrin e parë dhe presidentin. Në momentin kur zgjedhet presidenti, LDK duhet që një ministri t’ia kthejë VV-së, duke bërë që secila parti t’i ketë nga 5 ministri.
Ndërkohë merret vesh se deri në fund të javës Albin Kurti do ta ftoj në takim liderin e LDK-së, Isa Mustafa, ku edhe zyrtarisht do t’ia prezanton ofertën e re.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se veprimi siç e cilëson të njëanshëm për propozimin e Glauk Konjufcës për kryetar të Kuvendit, e më pas votimin e tij, ka lënë pasoja në negociatat e tyre.
Sipas tij, palët nuk duhet të kthehen në pikën zero të bisedimeve dhe t’i hedhin poshtë gjitha diskutimet paraprake.Haziri për KosovaPress flet edhe për mundësitë e rikthimit të postit të kryeparlamentarit, votimin e qeverisës së pakicës, insistimin në postin e presidentit dhe zgjedhjet e reja.