back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmePolicia për përleshjen në një lokal në Prishtinë: U përdoren edhe armë...

Policia për përleshjen në një lokal në Prishtinë: U përdoren edhe armë zjarri

Të ngjajshme

Netanyahu tregon se çka i jep fund luftës në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot se eliminimi i...

Parashikimi i motit për të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e diela...

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në lokalin “Gizzi Grill” në Veternik.

Ashtu siç raportoi Indeksonline, nga kjo përleshje dyshohet të ketë edhe të plagosur.

Lidhur me këtë rast IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës, ku thuhet se pas përleshjes personat në fjalë kanë dalur jashtë lokalit dhe kanë përdorur armë zjarri.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, njësitet kompetente policore po merren me rastin.

“Sot rreth ores 06:00 ne stacionin policor Jugu ne Prishtine,eshte iniciuar nje rast Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm. Rasti ka ndodhur  ne nje lokal ne lagjen Veterrnik, ku fillimisht ka pas nje perleshje fizike mes disa personave, te cilet pasi kane dale nga lokali kane perdore edhe arme zjarri. Njesitet kompetente policore po merren me rastin. Për çdo te re rreth rastit do te njoftoheni me kohe”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline

- Advertisement -
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Të Fundit

Sport

ShowBiz