back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeFurnizimi me energji elektrike për vit të ri, KEDS’i vjen me një...

Furnizimi me energji elektrike për vit të ri, KEDS’i vjen me një njoftim të rëndësishëm

Të ngjajshme

Abdixhiku: Do të dëshiroja që kjo ditë të shënohet me maturitet politik, me debate të hapura

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku para...

Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të partisë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë...

Elijona rikthehet në BBVK pas trajtimit mjekësor

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj,...

Luis Enrique për Cristiano Ronaldon: Nuk ka datë skadimi

Trajneri i njohur spanjoll, Luis Enrique, ka habitur ndjekësit...

KEDS dhe KESCO njofton se kanë siguruar energjinë e mjaftueshme për furnizim me energji elektrike. Të njëjtën kohë mobilizimi i KEDS-it është në pikën më të lartë. Madje, kemi angazhuar edhe kontraktorë që secila situatë eventuale e papritur të evitohet sa më shpejtë.

Por, KEDS apelon tek të gjithë konsumatorët që të bëjnë kursim maksimal të energjisë elektrike që të kemi furnizim sa më stabil në këtë periudhë festive.

KEDS njofton se në kohën e mbretërimit të temperaturave të acarta një numër i madh i qytetarëve po ngrohen me energji elektrike. Si rrjedhojë, kërkesa vazhdimisht është mbi 1000 Megavatë/orë.

Ky veprim të njëjtën kohë po krijon tejnxehje të aseteve dhe mbingarkim të tyre, sidomos në disa zona të caktuara. Më të afektuarat mbesin Fushë Kosova, Ferizaji, Malisheva dhe pjesërisht Prizreni e Suhareka.

KEDS ka reaguar duke investuar në rrjet dhe duke intervenuar përmes mirëmbajtjes së vazhdueshme.

“Në Fushë Kosovë jemi në finalizim të investimit rreth 3 milionë euro. Intervenime në përforcim e zgjerim janë bërë edhe në shumë zona tjera. Por, kërkesa aktuale e tejkalon dizajnin e rrjetit elektrik në disa lokalitete. Kjo, pasi transformimi i energjisë elektrike në energji termike është proces i dhunshëm dhe asnjë rrjet elektrik nuk është i destinuar për ngrohje. Në këto situata, në mënyrë që të kemi furnizim sa më të mire dhe rrjeti ta përballojë më lehtë ngarkesën, apelojmë për kursim maksimal të energjisë elektrike, sidomos në zonat e cekura më lartë. Në vendet ku është e mundshme, konsumatorët të ngrohen me forma alternative, pasi do të lehtësonte shumë funksionimin normal të rrjetit”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz