BallinaShqiptareKishte dalë për peshkim, humb jetën një ditë para Vitit të Ri...

Kishte dalë për peshkim, humb jetën një ditë para Vitit të Ri babai i dy fëmijëve

Të ngjajshme

Gallapeni shkëlqen në fitoren e Wisla Plock, i bën dy asistime

Pikërisht para ndeshjes së madhe të Kosovës, ylli i...

Orav: Kapitulli i masave ndëshkuese ka përfunduar

Shefi në largim i Zyrës së BE-së në Kosovë,...

40-vjeçari Venetik Kume është babai i dy fëmijëve i cili u mbyt sot në liqenin e Banjës, në Gramsh.

Polumbarët, të ndihmuar dhe nga forcat speciale RENEA, policia dhe zjarrfikësit e nxorrën pas disa orësh kërkime trupin e pajetë të tij.

Mendohet se Kume ka qenë duke peshkuar, kur ka rënë në liqen dhe është mbytur. Siç raporton BW, ai vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Njoftimi i policisë:

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonat se një shtetas është mbytur aksidentalisht në Liqenin e Banjës, Gramsh.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikses kanē shkuar në vendin e ngjarjes në bashkëpunim dhe me forcat speciale RENEA po punohet për nxjerrjen e trupit.

Nga veprimet e para rezulton se shtetasi i mbytur quhet V.K., 40 vjeç, banues në fshatin Zamsh, Gramsh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz