back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKonjufca: Është e tepërt, LDK po i kërkon VV-së më shumë se...

Konjufca: Është e tepërt, LDK po i kërkon VV-së më shumë se që i ka kërkuar PDK-së

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se kjo parti është për opsionin më të mirë që do t’u shërbejë qytetarëve.

Konjufca, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se LDK ka qenë në dy mandate në koalicion me PDK-në si parti e dytë.

Ai thotë se në dy rastet e këtyre koalicioneve partia e parë që në ato raste ka qenë PDK-ja ka marrë dy nga tri pozitat kryesore të shtetit.

“Tash, a nuk është e tepërt që LDK po i kërkon VV-së më shumë se që i ka kërkuar PDK-së?!”.

Konjufca ka thënë se për këtë arsye Vetëvendosje po kërkon që presidenti të jetë një person mbipartiak e që sipas tij “një herë e mirë të zgjidhet ky problem në Kosovë”.

Nënkryetari i Vetëvendosjes ka thënë se është joracionale që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak të bllokadës për postin e presidentit./Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz