back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeVuçiqi në Tiranë, VV proteston: “Rama me Serbinë, Kosova me Shqipërinë”

Vuçiqi në Tiranë, VV proteston: “Rama me Serbinë, Kosova me Shqipërinë”

Të ngjajshme

I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet...

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, dërgohet në QKUK

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

AUV heq nga tregu edhe dy produkte Aptamil për foshnja

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se është...

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të qëndrojnë në Tiranë për dy ditë radhazi për të qenë të pranishëm dhe zhvilluar atë që njihet si takimi i “Mini-Schengenit Ballkanik”.

Kësaj here Rama, Vuçiq dhe Zaev po takohen në Tiranë. Ndërkohë sot në orën 19:00, Rama së bashku me delegacionet pjesëmarrëse do të jenë të pranishëm në Parkun Olimpik.

Nga ana tjetër Lëvizja VV në Tiranë paralel me takimin po organizon një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ata kanë dalë me parulla të ndryshme, e në mesin e tyre janë edhe: “Afrohu atdheut jo Vuçiçit”, “Kombi digjet, qeveritë krihen”, kurse ka edhe të atillë që kanë shkruar deklaratat e Vuçiqit kur mohonte masakrën e Reçakut.

“Rama me Serbinë, Kosova me Shqipërinë”, janë brohoritjet që po dëgjohen në protestën e VV-së në Tiranë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz