BallinaLajmeVetura me tre fëmijë brenda aksidentohet me trenin në Sllatinë

Vetura me tre fëmijë brenda aksidentohet me trenin në Sllatinë

Të ngjajshme

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 34-të të Superligës së Kosovës

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 34-të Superligës...

Të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet se është vrarë një person

Në lagjen “Bregu i Diellit”, në rrugën “Xheladin Hana”...

Osmani për njohjet e Kosovës: Meritë e Presidencës, nga Qeveria kemi pasur pengesa

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sonte në emisionin “Rubikon”...

Rama për Osmanin: Është mëkat që nuk vazhdoi edhe një mandat si presidente

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mbështetje të...

Incidenti në Skenderaj, Sami Lushtaku nuk i përgjigjet ftesës për intervistë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se përkitazi...

Një aksident trafiku mes një veture dhe trenit ka ndodhur në rrugën e re që të çon te Aeroporti Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Sllatinë, raporton Gazeta Sinjali.

Në veturën e tipit ‘Audi’ ngjyrë e zezë me targa vendore kanë qenë pesë persona, prej tyre tre fëmijë.

Lëndime ka pësuar vetëm shoferi i veturës, ka konfirmuar policia për Gazetën Sinjali.

“Rreth orës 19:50 është pranuar një informatë se në rrugën e re të Aeroportit në Sllatinë, është shkaktuar një aksident trafiku në mes të një veture dhe trenit. Në aksident ka qenë e përshirë vetura e tipit Audi ngjyrë e zezë me targa vendore, ku në automjet kanë qenë 5 persona (prej tyre 3 fëmijë).  Në aksident ka pësuar lëndime vetëm shoferi i veturës Audi”, tha Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Më tej, Hoxha shtoi se përveç njësive policore që kanë dalur në vendin e ngjarjes ‘atje janë paraqitur edhe ambulanca si dhe njësia e trafikut rajonal të cilët janë duke u marrë me rastin’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz