back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeNdahet nga jeta luftëtari Rexhep Ahmeti, Haradinaj ngushëllon familjen

Ndahet nga jeta luftëtari Rexhep Ahmeti, Haradinaj ngushëllon familjen

Të ngjajshme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shkruar për bashkëluftëtarin e tij nga Zona Operative e Shalës, Rexhep Ahmeti, i cili është ndarë nga jeta, shkruan GazetaBlic.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se këtë e lajm e priti me pikëllim, ndërsa Ahmeti do të kujtohet përherë si luftëtar i dalluar i Zonës Operative të Shalës.

Ai u ka shprehur ngushëllime gjithë familjarëve të Ahmetit për këtë humbje të madhe të tyre.

Shkrimi i Haradinajt i plotë:

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Rexhep Ahmeti.

Ahmeti do të mbahet mend si luftëtar i dalluar i Zonës Operative të Shalës, që vazhdoi kontributin dhe angazhimin e tij edhe në liri, duke edukuar brezat të tërë.

Sot ndajmë dhembjen me familjarët dhe miqtë e tij, të cilët duhet të jenë të fortë dhe krenarë që jetuan me të.

Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve!

RH

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz