back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaJetëÇfarë e zvogëlon vdekshmërinë e kancerit të mushkërive?

Çfarë e zvogëlon vdekshmërinë e kancerit të mushkërive?

Të ngjajshme

Klea Huta dhe Elgit Doda i japin fund martesës së tyre?

Showbizi shqiptar është përfshirë sërish nga një lajm që...

Shoqërohet në polici një burrë në Prishtinë, kishte mbjellë marihuanë në dhomën e tij

Një burrë nga Prishtina është shoqëruar në stacionin policor,...

Kush do ta mbikqyrë qeverinë në detyrë?

Të dielën me 56 vota për, 52 kundër dhe...

Gjuatje me armë zjarri në Deçan, sekuestrohen disa gëzhoja

Me datën 25 tetor është raportuar për të shtëna...

Pas daljes nga burgu, Dani Alves shndërrohet në një pastor

Dani Alves është padyshim një nga mbrojtësit më të...

Hulumtimet kanë konfirmuar që përdorimi i tomografisë së kompjuterizuar spirale ose siç quhet zakonisht skanim, zvogëlon vdekshmërinë nga kanceri i mushkërive me 20%, pasi zbulon sëmundjen e fazës së hershme kur trajtimi i suksesshëm është i mundur.

53,000 njerëz duhanpirës ose që ishin duhanpirës të rëndë në të kaluarën ishin pjesë e anketës. Ata u ndanë në dy grupe. Një grup kishte një rëntgen në mushkëri një herë në vit, ndërsa grupi tjetër kishte një skanim të mushkërive një herë në vit.

Skanimi u gjet për të zbuluar një tumor të mushkërive më herët se një rreze X.  Mjekia Christina Berg pranë Institutit Kombëtar të Kancerit në SHBA, tha se kanë prova të qarta që vdekshmëria e kancerit të mushkërive është më e ulët në grupin e skanimit.

Duhanpirësit e moshës së mesme dhe të moshuar janë ekzaminuar ose me skaner ose me rreze rëntgen të mushkërive një herë në vit.

Ata u ndoqën për 5 vjet të plotë dhe 354 nga skanimet e ekzaminuarve vdiqën nga kanceri i mushkërive në krahasim me 442 të atyre që vdiqën në grupin e mushkërive që kishin kryer kontrolle me rëntgen. Kjo tregoi se shkalla e vdekshmërisë ishte 20.3% për ata që kishin bërë skanim të mushkërive.

Studiuesit besojnë se ky zbulim mund të shpëtojë mijëra jetë.

Kanceri i mushkërive është vrasësi numër një në botë, duke vrarë rreth një milion e dyqind mijë njerëz në vit.

Nëse kanceri i mushkërive zbulohet herët, ai mund të trajtohet me sukses kirurgjikal. Problemi është se në fillim është plotësisht pa simptoma, dhe kur shfaqen simptomat, atëherë kanceri tashmë është përhapur.

Vetëm 15% e pacientëve me kancer jetojnë 5 vjet ose më gjatë. Në përfundim thuhet se lufta kundër pirjes së duhanit është parësore në parandalimin e kancerit të mushkërive./Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz