BallinaLajmeDeputete e Alternativës apo e Vetëvendosjes? – Mimoza Kusari-Lila tregon pozitën e...

Deputete e Alternativës apo e Vetëvendosjes? – Mimoza Kusari-Lila tregon pozitën e saj

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Mimoza Kusari – Lila, ka sqaruar pozitën e saj në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e ardhshme, ku më herët ishte cilësuar si deputete e Alternativës dhe jo e Vetëvendosjes.

Kusari – Lila në rtv dukagjini ka thënë se ajo përfaqëson Alternativën, por që në Kuvendin e Kosovës merr pjesë nga lista e Vetëvendosjes dhe si e tillë ka bashkëpunim të mirë me këtë parti.

“Alternativa është me VV dhe ka qenë një marrëveshje për bashkëpunim në listë dhe ligjërisht dhe zyrtarisht i ka 29 deputetë”.

“Unë e përfaqësojë Alternativën sepse jemi të regjistruar në KQZ dhe funksionojmë, gjithashtu kemi një bashkëpunim të mirëfilltë dhe substancialë me VV-në, por nuk dua që prezenca ime të përdoret në raport apo në kundërshtim me një vlerë dhe një fitore që është krijuar gjatë kësaj fushate”, ka deklaruar Kusar-Lila.

Më tutje ajo ka thënë se pozita e saj është caktuar më 6 tetor dhe pozita e saj nuk duhet të diskutohet në këtë kontekst.

“Mimoza Kusari-Lila është njëra prej deputetëve të listës së VV-së dhe është përcaktuar me 6 tetor dhe tashmë, çfarëdo trajtimi apo diskutimi me pozitën time është e tepërte dhe vet fokusi tek prezenca ime është jo korrekte nga LDK-ja”, ka deklaruar Kusari – Lila. Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz