BallinaLajmeAmbasadori i Shqipërisë në Kosovë, mbetët pa fjalë nga shpirti human i...

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, mbetët pa fjalë nga shpirti human i popullit të Kosovës

Të ngjajshme

KQZ miraton analizat për votimin me asistencë në Zgjedhje Lokale dhe për Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e 39-të...

Kadrijaj: Seanca për presidentin “shpikje” e LVV-së

Time Kadrijaj ka kritikuar ashpër thirrjen e seancës së...

“Shpikje e re”, “sillni emrat”, Haxhiu përplaset me opozitën rreth seancës që e thirri VV

Në seancën plenare të Kuvendit pati replika mes kryeparlamentares...

Kantonet e Zvicrës Perëndimore bashkohen për të kundërshtuar nismën e emigracionit

Konferenca e Qeverive Perëndimore Zvicerane “kundërshton fuqimisht” iniciativën e...

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, ka deklaruar se po vazhdon të jetë një gjendje mjaft e rëndë pas tërmetit që goditi Shqipërinë sot.

Minxhozi në një interviste në Info Magazine të Klan Kosovës foli për situatën me të cilën po përballet Shqipëria dhe ndihmën që ka pranuar.

“Gjendje shume e vështirë psikologjike, mirëpo ka një mobilizim të madh”.

“Në ballë ka qëndruar Kosova që qysh në orën 8 të mëngjesit kanë shprehur gatishmërinë t’i dërgojnë trupat në Shqipëri. Kanë dërguar forca të shumta qysh në orët e para të mëngjesit për operacionet e kërkim-shpëtimit”.

Ai përmendi edhe solidaritetin e treguar nga qytetarët kosovarë.

“Ka pasur një solidaritet të madh të qytetarëve të thjeshtë. Ka pasur qytetarë të shumtë që i janë drejtuar Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, duke kërkuar mënyra se si mund të ndihmojnë, të strehojnë qytetarë, të dërgojnë rroba apo ushqime e shumë të tjera”.

“Kemi parë një solidaritet të jashtëzakonshëm, qytetarët që u vetëthirrën për t’i ndihmuar vëllezërit e tyre, nënat dhe baballarët e tyre në Shqipëri. Kemi pranuar rreth dy mijë e 500 telefonata gjatë gjithë ditës”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz