Ajo çfarë ka mbetur nga hoteli Tropikal që u shemb ditën e sotme në Durrës, janë vetëm gërmadhat.
Report Tv ka siguruar pamjet e këtij hoteli si ka qenë ndërkohë që tashmë kanë mbetur vetëm mbetjet inerte.
Në këtë hotel janë arritur që të gjenden të gjallë dy vëllezër kosovarë të cilët kanë mbetur të bllokuar për disa orë në pjesën e korridorit të hotelit të rrënuar.
Ata vijojnë të jenë të bllokuar nën rrënoja ndërsa policia vijon përpjekjet për të bërë mundur nxjerrjen e tyre të gjallë.