back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeProtestuesit besojnë se zyrtarë të BQK-së janë korruptuar kur rritën çmimin e...

Protestuesit besojnë se zyrtarë të BQK-së janë korruptuar kur rritën çmimin e sigurimit të automjeteve

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Njëri nga organizatorët e protestës kundër shtrenjtimit të sigurimit të automjeteve, Arlind Ramadani, para të pranishmëve, ka thënë se janë mbledhur për të kundërshtuar këtë vendim të BQK-së.

Tha se nuk i takojnë asnjë grupi politik a partiak, dhe përfaqësojnë vetëm interesat e qytetarëve.

“Vendimi i BQK-së është skandaloz. Ky vendim veçse përshkallëzon edhe më tej gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve të Kosovës. BQK, besojmë se me grupet e caktuara të interesit, e ka marrë këtë vendim”, u shpreh Ramadani, raporton Koha.net.

Tutje, ai kërkoi shfuqizimin e këtij vendimi dhe kthimin e tarifës së vjetër për sigurim të automjeteve. Ndërsa ka kërkuar po ashtu nga kryeministri në ardhje, Albin Kurti, që pas formimit të qeverisë të formojë një komision hetues për këtë çështje.

“Ne besojmë se grupe të interesit kanë interferuar dhe ndikuar duke korruptuar zyrtarë të BQK-së apo edhe të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës në marrjen e këtij vendimi”, u shpreh Ramadani.

Ai paralajmëroi edhe radikalizim të masave kundërshtuese ndaj vendimit të BQK-së për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz