back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaLajmeVerifikimi dhe numërimi i 4600 votave të diasporës do të zgjasë tri...

Verifikimi dhe numërimi i 4600 votave të diasporës do të zgjasë tri ditë

Të ngjajshme

Kurti: Kriza politike ka paralizuar institucionet dhe vonuar proceset reformuese

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij...

Bayerni anulon stazhin për Boatengun

Bayern Munichu ka anuluar stazhin që kishte planifikuar për...

Ora 11:00, Kurti nuk shfaqet ende në sallë

As mandatari për të formuar Qeverinë e re, Albin...

Burim Ramadani flet me siguri: Nuk ka Qeveri Kurti 3

Opinionisti Burim Ramadani thotë se nuk ka Qeveri Kurti...

Pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, KQZ-ja është obliguar që ta nisë numërimin e 4600 votave të diasporës të cilat kanë ardhur me vonesë në Kosovë. Zëdhënësi i KQZ-s Valmir Elezi është shprehur se fillimisht këto vota do të verifikohen se a janë të vlefshme pastaj do të nisë procedura e numërimit, raporton “Zëri.info”

“Para fillimit të numërimit të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është e nevojshme që të bëhet shqyrtimi dhe vlerësimi i zarfeve të supozuara me fletëvotime. Vlerësimi ka për qëllim që ta dimë nëse fletëvotimi është dërguar nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit, apo është dërguar nga ndonjë person tjetër që nuk e plotëson këtë kriter të domosdoshëm”, ka thënë Elezi.

Elezi ëshë shprehur se do të duhen dy ditë që të verifikohen këto vota pastaj numërimi i tyre do të bëhet brenda një dite.

“Pasi të bëhet ky vlerësim, do ta dimë saktë se sa është numri i fletëvotimeve të aprovuara dhe sa është i atyre të refuzuara. Në fund, vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, ka thënë Elezi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz