back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeRrahet Prokurori i Prizrenit, bëhet për spital

Rrahet Prokurori i Prizrenit, bëhet për spital

Të ngjajshme

Eugen Cakolli : VV nuk mundet me thirrë seancë pa i dëshmuar presidentes se i kanë 61 numra

Pas raportimeve se Lëvizja Vetëvendosje ka filluar mbledhjen e...

Diola dhe Erolldi udhëtojnë në këtë vend ekzotik

Pas një udhëtimi të paharrueshëm në Japoni për ditëlindjen...

Guxon Xheneta, ‘shndërrohet’ në një murgeshë seksi (Foto)

Modelja Xheneta Fetahu e ka ‘tepruar’ pak me njërin...

Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren, Atnor Skoro, është duke marrë trajtim në spitalin rajonal të Prizrenit, pasi është sulmuar fizikisht nga i pandehuri me inicialet B.R, transmetoton Gazeta Metro.

Ky sulm ka ndodhur afër objektit të Prokurorisë Themelore në Prizren, derisa sulmuesi rreth orës 13:00 i kishte dalë përpara prokurorit dhe e kishte sulmuar.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Zyra e Prokurorit të Shtetit:

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin se gjatë ditës së sotme është sulmuar fizikisht prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren, Atnor Skoro.

Prokurori Atnor Skoro ka përfaqësuar sot në gjykatë një aktakuzë në cilën ka qenë i përfshirë i pandehuri B.R, dhe rreth orës 13:00, duke u kthyer në vendin e tij të punës, afër objektit të Prokurorisë Themelore në Prizren, i dyshuari B.R i ka dalur përpara prokurorit Skoro dhe e ka sulmuar atë fizikisht, duke e goditur në kokë, ku pas kryerjes së këtij akti, i dyshuari me shpejtësi është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe i njëjti për momentin është në arrati.

Aktualisht, prokurori Atnor Skoro është duke marrë tretman mjekësorë në Spitalin Rajonal të Prizrenit për lëndimet e shkaktuara nga sulmuesi.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit reagon fuqishëm ndaj këtij akti të kundërligjshëm dhe qëndron pranë prokurorit Skoro dhe çdo prokurori tjetër duke i mbështetur ata në ushtrimin e detyrave të përditshme në përmbushjen e misionit të tyre kushtetues dhe ligjor.

Andaj, të gjithë ata që mendojnë se me akte të tilla do të tentojnë të ndikojnë që prokurorët e shtetit të zmbrapsen nga ndjekja e kryeseve të veprave penale e kanë gabim, sepse prokurorët do të vazhdojnë punën e tyre për të cilën janë betuar dhe për të cilën i obligon Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit siguron publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz