back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeArrestohet një zyrtare e Komunës së Prishtinës

Arrestohet një zyrtare e Komunës së Prishtinës

Të ngjajshme

Elezi: Votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas planifikimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të sjelljes...

Votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas planifikimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të sjelljes...

Dy të vdekur pas shembjes së një biblioteke në Korenë e Jugut

Dy punëtorë vdiqën dhe dy të tjerë rezultojnë të...

Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Evropë

Donald Trump, ndonëse në rënie popullariteti në SHBA, rezulton...

Ndodh më në fund: Toney ia rrëmben puthjen Benitës (VIDEO)

Tash e disa ditë, Toney dhe Benita kanë treguar...

Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti Rajonal i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK) Prishtinë, pasi ka pranuar informatën për keqpërdorime dhe shkelje ligjore në Komunën e Prishtinës, ka ndërmarrë veprime konkrete hetimore. Dyshimet hidheshin mbi një të dyshuar në sektorin e pagesave të tatimit në pronë.

Pas hetimeve disa javore, hetuesit e NJRHKEK-së, kanë ardhur në përfundimin se e dyshuara N.D., viti i lindjes 1980, f/k/sh, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, ka keqpërdorur pozitën e saj dhe nga muaji mars deri në tetor 2019, ka lëshuar vërtetime të pagesave të tatimit në pronë pa dëshminë se personat në fjalë janë të liruar nga kjo taksë prej 10 euro (vërtetime për regjistrimin e automjeteve).

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore të nevojshme, sigurimit të dëshmive, intervistimit të dëshmitarëve dhe intervistimit të të dyshuarës në prezencën e avokatit, në konsultim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore Prishtinë, e dyshuara dërgohet në mbajtje prej 48- orë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz