back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeZhvillme politike priten javën që po hyjmë, detaje nga dy takimet e...

Zhvillme politike priten javën që po hyjmë, detaje nga dy takimet e radhës LVV-LDK

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Dy takime janë paraparë të mbahen brenda javës që po vije ndërmjet grupeve punuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Nesër në orën 15:00 do të zhvillohet takimi LVV-LDK, në selinë e këtyre të fundit, takim pritet të mbahet edhe gjatë ditës së enjte, mëson Gazeta Sinjali nga burimet brenda LVV-së.

Takimi i nesërm vije pas atij të ditës së mërkurë, është vazhdimësi e përpjekjeve për koordinimin paraprak të qëndrimeve për arritjen e koalicionit të mundshëm qeverisës mes këtyre dy subjekteve politike.

“Në takimin e nesërm të pranishëm nga LDK do të jenë Lutfi Haziri, Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku ndërsa nga LVV, Glauk Konjufca, Besnik Bislimi dhe Albulena Haxhiu. Do të flitet për fushën e ekonimisë”, tha një burim i Gazetës Sinjali, brenda LVV-së.

Sipas të njëjtit burim, ditën e enjte do të mbahet takimi tjetër mes dy grupeve punuese aty do të flitet për temën e rendit dhe ligjit.

Ndryshe, pas takimit të fundit LDK-LVV, Lumir Abdixhiku ka shkruar në Facebook se takimi është u zhvilluar në frymë pozitive dhe me përafrim qëndrimesh për formatin e ardhshëm të qeverisë. “Diskutuam dhe për temat që qytetarëve tanë u japin një Kosovë të jetueshme”, është shprehur ndër të tjera ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz