back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeAnalisti fillimisht gëzon Nismën dhe më pas e dëshpëron: Ja për sa...

Analisti fillimisht gëzon Nismën dhe më pas e dëshpëron: Ja për sa pak vota Nisma s’e kalon pragun

Të ngjajshme

Gjini për Kurtin: I pandershëm, jo fisnik e as burrështetas

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Alenacës...

Heshtje në ”San Siro”, Pisa barazon rezultatin ndaj Milanit (VIDEO)

Pisa ka arritur të barazoj rezultatin ndaj Milanit. Ishte Juan...

“Lumiri më pyeti a mundemi me fitu”, Tahiri flet për koalicionin me LVV-në në Vushtrri

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga LDK-ja, Xhafer Tahiri...

Analisti Blerim Vela, që po përcjell procesin e numërimit të votave, ka shkruar se sipas informatave të para që ai ka, koalicioni Nisma – AKR – PD ka kaluar pragun.

Po numërohen votat me kusht të zgjedhjeve të 6 tetorit, e analisti Vela thotë se, sipas rezultateve të deritanishme, koalicioni i udhëhequr nga Fatmir Limaj ka kaluar 5 për qindëshin e votave,

“Nëse mirëmbahet trendi i ndarjes se votave ndërmjet subjektet politike bazuar në numërimin e mbi 25% të votave me kusht, duket se koalicioni Nisma-AKR-PD për 23 vota do te arrije te jetë pjesë e legjislaturës se 7-të të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Vela fillimisht në Facebook.

Por më pas ai ka shkruar sërish me UPDATE: “Por, nese merren parasysh votat nga Serbia atehere nuk e kalojne pragun per 127 vota”.

Nga numërimi i deritanishëm i votave me kusht që janë publikuar, Lëvizja Vetëvendosje po prin me 1062 vota. /Ballkani.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz