back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmePas zgjedhjeve emërohen edhe dy ambasadorë dhe një konsull i përgjithshëm

Pas zgjedhjeve emërohen edhe dy ambasadorë dhe një konsull i përgjithshëm

Të ngjajshme

Aksident trafiku në Dollc, shkaktohen kolona të gjata

Një aksident trafiku ndodhi mëngjesin e sotëm në Dollc...

Trafik armësh dhe makinash në Shqipëri, arrestohen dy persona nga Kosova

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë shtetasi...

Nis hetimi për vdekjen e një burri në Fushë-Kosovë

Një hetim mbi vdekjen është duke u bërë në...

Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Emërimet politike në misionet që Kosova i ka jashtë vendit nuk janë ndalur as pas zgjedhjeve të parakohshme. Dy ambasadorë e një konsulle e përgjithshme janë dekretuar prej 6 tetorit e këtej.

Dekretet i ka firmosur presidenti Hashim Thaçi, dhe i ka mbështetur në propozimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ). Nëpërmjet dy dekreteve, ambasadorë janë bërë Uliks Emra e Heroina Telaku, të cilët më parë u kanë shërbyer ministrave të Partisë Demokratike (PDK), subjekt politik që është drejtuar nga Thaçi derisa ai është zgjedhur president. Me tjetrin, është bërë konsulle e përgjithshme Suzan Novobrdalija, e cila ka qenë deputete e Aleancës Kosova e Re (AKR), parti që drejtohet nga ministri i MPJ-së Behgjet Pacolli.

“Z. Uliks Emra emërohet Shef i Misionit/Ambasador i republikës së Kosovës në Mbretërinë e Norvegjisë, me seli në Osllo”, thuhet në dekretin e presidentit, që mban datën 11 tetor. “Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Dekreti”.

Propozimin për Emrën, ministri Pacolli e kishte dhënë më 22 gusht, ditën kur ishte shpërndarë Kuvendi, vendimmarrje kjo që i ka imponuar zgjedhjet e parakohshme.

Rezultati preliminar i zgjedhjeve e zhvendosi PDK-në si parti të tretë. Është ky rezultati më i keqi për të, prej se është themeluar dy dekada më parë. /Koha Ditore

Lexo edhe: Ish-deputeti i PDK-së fillon punën e re si ambasador në Tiranë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz