back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeJakup Krasniqi tregon se a e ka kaluar pragun zgjedhor koalicioni Nisma-AKR-PD

Jakup Krasniqi tregon se a e ka kaluar pragun zgjedhor koalicioni Nisma-AKR-PD

Të ngjajshme

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Prokuroria kërkon dënimin e Alidemjat për krime lufte, mbrojtja lirimin e tij

Aktgjykim dënues kanë kërkuar Prokuroria Speciale si dhe përfaqësuesi...

Mbrëmë mediat kanë raportuar se koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë votat e mjaftueshme për të kaluar pragun zgjedhor prej 5%. Por, asnjëra nga këto parti nuk ka dhënë deklaratë zyrtare nëse kanë arritur që përfundimisht të bëhen pjesë e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqin, për të mësuar nëse ky koalicion ka informacione zyrtare për arritjen e 5 për qindëshit.

Krasniqi beson se ky koalicion e ka kaluar pragun por thotë se janë në pritje te rezultateve përfundimtare.

“Duhet ta presim rezultatimn përfundimtar, unë përvete po e pres rezultatin final. Besojmë që veç e kemi kaluar, por duhet ta presim rezultatin përfundimtar”, tha Kransiqi për Gazetën Sinjali.

Ndërsa, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se me qëllim të transparencës, pas çdo rinumërimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po publikon formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe të kandidatëve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në një fazë të mëvonshme, pas përfundimit të numërimit të votave me postë, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas rinumërimeve eventuale, do të publikojë rezultatet përfundimtare të subjekteve politike dhe kandidatëve të zgjedhjeve parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 6 tetor 2019”, ka thënë Elezi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz